Vetëm me një barazim është larguar Vllaznia U19 nga Fieri sot pas përballjes që ka patur me Apoloninë vendase, në kuadrin e ndeshjeve të javës së pestë të kampionatit.

Ndeshja në fakt ka nisur më mirë për fierakët që kanë kaluar në avantazh që në minutën e 12-të të ndeshjes me anë të afrikanit Abdulkadir. Tek ekipi shkodran ndërkohë gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet dhe trajnerin Sinani të ndërhynte që në fundin e pjesës së parë duke bërë dy zëvendësime.

Në pjesën e dytë ndërkohë loja e kuqebluve ka ardhur duke u rritur derisa do të vinte edhe goli i futbollistit Egert Selmani. Në minutën e 61-të ai e ka dërguar topin në rrjetën e portës së Apolonisë duke barazuar gjithçka.

Pas këtij momenti, të dy ekipet kanë vijuar përpjekjet e tyre për të shënuar golin e fitores, por pavarësisht rasteve të krijuara nuk ia kanë dalë dhe në këtë mënyrë i gjithë takimi është mbyllur në barazim 1-1. Pas javës së 5-të të kampionatit Vllaznia U19 ka arritur të grumbullojë 10 pikë dhe mban vendin e tretë në renditje./SHKODRA-SPORT.COM/


APOLONIA U19- VLLAZNIA U19 1-1

Golat: Abdulkabir ’12/ Selmani ’61

VLLAZNIA U19: Jukaj, Sylia, Hajdari, Rroku, Marashi, Shimaj, Cungu, Selmani, Dodaj, Zaganjori, Halili. Trajner: Vioresin Sinani. U aktivizuan edhe Gerbeti dhe Çelepija.