Atalanta triumfoi 0-3 në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk, në ndeshjen e luajtur në Veltins Arena (Gelsenkirchen).

Berat Gjimshiti realizoi golin e parë në këtë kompeticion, në minutën e 21-të. Ky ka qenë goli i parë në karrierës së tij në Ligën e Kampionëve. Pas një krosimi në zonë, topi përfundoi te Gjimshiti, i cili e shtyu drejt rrjetës, duke kaluar në avantazh Atalantën në minutën e 21’.

Ekipi i Gasperinit dyfishoi shifrat brenda pjesës së parë, me anë të Lookman.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bellanova thelloi shifrat, duke “vulosur” këtë sukses të rëndësishëm.

Ndeshje me ritëm dhe emocione ishte ajo mes Gironas dhe Feyenoord.Ky takim, përfundoi 2-3 në favor të holandezëve.