Barazimi pa gola me Kukësin nuk ka kaluar pa pasoja në kampin e Partizanit. Trajneri i kampionëve, Franko Lerda ka dalë nga vetja teksa është konfrontuar fizikisht me ndihmësin e tij, Dritan Mehmetin.

Ashtu siç newsport.al raportonte mbrëmjen e djeshme, në tunel, pas përfundimit të takimit italiani ka debatuar me teknikun e njohur, duke u kapur më tej fizikisht. Është dashur ndërhyrja e pjesës tjetër të stafit për të qetësuar gjakrat.

Menjëherë pas këtij momenti, trajneri Franko Lerda ka paraqitur dorëheqjen te drejtuesit e klubit. Ndërkohë këta të fundit i kanë kërkuar të qetësohet dhe vetëm ditën e sotme do të vendoset gjithçka në lidhje me të ardhmen e tij.

E sigurtë është që italiani dhe Mehmeti nuk kanë vend bashkë te kampionët. Njëri duhet të largohet. Priten zhvilllime të reja në kampin kryeqytetas teksa tashmë situata s’është më e qetë.