Danilo do të kishte shpresuar në një fund tjetër të ndeshjes së djeshme kundër Interit, por lidhur me situatën në fundin e sfidës nuk ka asnjë peng.

“E vërteta është që Lukakut i bëmë një dhuratë dhe shënoi. Për ata mund të mjaftonte dhe aq, pasi ia falëm ne barazimin, por mesa duket kërkonin edhe diçka më shumë. Por nuk e kuptoj pse pyesni për kartonin e Lukakut.

Gjithçka është shumë e thjeshtë, ai provoi tifozët tanë dhe mori të dytin e verdhë, nuk iu dha i kuqi, ndaj përjashtimin e meriton.

Problemi im lidhet më shumë me Kuadradon që ndoshta atë tension, të cilin pasoi mund ta kishte shmangur për të mos agravuar gjërat. Bremer fajtor? Gleison është i ri dhe mund të gabojë, por ka të gjithë mbështetjen tonë dhe do ta kalojmë së bashku”, tha kapiteni i Juves.