Mbremjen e djeshme ne te gjitha mediat eshte publikuar lajmi se portieri shkodran Alen Sherri ka firmosur per ekipin e Laçit, pikerisht duke iu referuar faqes zyrtare te ketij te fundit.

Por ne fakt ne Shkoder mendojne krejt ndryshe. Klubi shkodran i cileson te paverteta keto lajme dhe sipas tij, Sherri konsiderohet nje nga portieret me me perspektive ne Superiore dhe prandaj me te do te firmohet ne ditet e ardhshme.

“Klubi i Futbollit Vllaznia sqaron mbarë opinionin publik se lajmet e përhapura nga portale të ndryshme për nënshkrimin e kontratës nga ana e Alen Sherrit tek një nga klubet e Superiores nuk janë të vërteta.

Lojtari në fjalë është vlerësuar nga stafi teknik si një nga portierët më me përspektivë që aktivizohen në Superiore.
Madje, brenda javës së ardhshme, Sherri do të nënshkruajë për kuqeblutë, duke u pasuar nga firma të tjera”- shkruhet ne faqen zyrtare te klubit shkodran.