Alen Sherri, portieri i Cagliarit bëri një debutim për t’u mbajtur mend kundër Milanit. Gardiani i ardhur nga Egnatia në mes të Italisë realizoi një nga ‘ënddrrat’ më të bukura të një lojtari që është rritur në Superiore.
Klubi nga Sardenja duket se e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e Sherrit kundër kuqezinjve.
Tekniku Nicola i italianëve mësohet se e ka projektuar shqiptarin si titullar. Aleni mund të jetë pjesë e ndeshjes kundër Genoas së Balotellit.
Kjo është një sfidë delikate mes 2 skuadrave që luftojnë për mbijetesë dhe t’i besosh portën legjionarit është një besim i çmuar dhe i madh që i bëhet Sherrit.