Kampionati i kategorisë së parë starton nesër me gjysmën e dytë të tij dhe në garë për të kapur Vllazninë që kryeson, nuk është vetëm Erzeni.
Të njëjtin objektiv ka edhe Dinamo, Besëlidhja apo ndonjë ekip tjetër. Sot do të ndalemi tek blurë e trajnerit Allmuça. Në emër të tyre, ka folur një nga lojtarët më të rëndësishëm, veterani Sheta.
“Kjo është eksperienca ime e parë në Kategorinë e Parë. Po them që kam gjetur ekipin e duhur. Mendoj që për këtë vit, e di që do të jetë shumë e vështirë për t’u ngjitur por jo e pamundur”, deklaroi Sheta për “RTSH Sport”.
Dinamo e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e tretë në grupin A me 24 pikë, 11 më pak se Vllaznia kryesuese dhe 4 pikë më pak se Erzeni i vendit të dytë.
Fakti që pikët do të përgjysmohen pas fazës së dytë, i lë me shpresa edhe dinamovitët për të kapur kreun dhe për të synuar Superligën që këtë sezon.
© shkodrasport.com