Karabaku e mposhti Kukësin me lojë dhe me gola, paçka tri penalltive të akorduara kundër verilindorëve. Kreu i klubit, Safet Gjici, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, u shpreh shumë i zhgënjyer për rezultatin final të takimit dhe për lojën e zhvilluar, ku Frashëri dhe Alla ishin dy lojtarët që, sipas tij, bënë gabime amatoreske.

Për presidentin, Kukësi kishte kundër një arbitër, që ishte lojtar i dymbëdhjetë i Karabakut. “Jam shumë i zhgënjyer nga ndeshja, sidomos shumë i zhgënjyer nga portieri me Allën.

Luajtën të gjithë me frikë, nuk arritën të bëjnë as lojën që zhvilluan në Shkodër. E dinim që do ishte shumë e vështirë, por këto gabime amatoreske që bënë këta të dy ishin të pafalshme.

Që me golin e parë u prish loja, sepse kundërshtari mori zemër dhe ekipi ynë u fut në panik.