Një agjenci reklamash ka bërë një studim se sa vlen një reklame e postuar në profilet e futbollistëve të Zvicrës ku spikasin Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me shifra stratosferike.

Mbi 2.6 milion njerëz ndjekin Xherdan Shaqirin në Instagram. Kjo e bën lojtarin e Liverpulit më të ndjekurin ndër helvetët. Pas tij, vjen kapiteni Granit Xhaka i cili numëron 2 milionë ndjekës.

Agjencia zvicerane e reklamave “Gamne” ka llogaritur vlerën e një postimi të futbollistëve zviceran, teksa një postim i vetëm në “Instagram” nga Xherdan Shaqiri ka një vlerë reklamimi prej 121 mijë dollarë ndërsa për Xhakën 110 mijë dollarë.

Shifra vërtet të frikshme këto, por rrjetet sociale janë bërë një burim i madh fitimesh në kohët e sotme.