Kampioni i botës në boks për peshat e rënda, Anthony Joshua, ka dhënë spektaklin e radhës, kësaj here me një stërvitje tejet “speciale”, duke u stërvitur në majën e një gradaçele. Ashtu si tenisti zviceran Roger Federer dhe lojtarët e golfit Tiger Woods e Rory Mcllory, edhe Anthony Joshua ka shfaqur aftësitë në majë të “Burj Al Arab” në Dubai, hotelit të tretë më të lartë në botë. Joshua bëhet boksieri i parë që stërvitet në ringun më të lartë.

28-vjeçari Joshua nga Watford mban titujt IBF, WBA dhe IBO dhe së fundmi është sfiduar nga kampionët Deontay Wilder dhe Joseph Parker për t’u ndeshur për titujt WBC, respektivisht WBO. Parker, i cili mban titullin WBO, dëshiron të ndeshet me Joshua në fillim të vitit të ardhshëm, por kampi i tij thotë se nuk pranojnë më pak se 35 përqind të shumës së parave për këtë duel. Më poshtë shikoni stërvitjen e fundit në Dubai të Joshua: