Shkodrani Andrea Ndoj është një futbollist i jashtëzakonshëm që do të bëjë shumë jehonë në të ardhmen. Lojtari që luan me Olimpiakosin U-17 ka arritur të bëj shumë realizime të bukura në kohët e fundit, ku spikat ai ndaj Barcelonës U-17.
Teksa i merrte zvarrë të gjithë nga mesfusha, në Greqi do të nisnin edhe etiketimet si “Mesi shqiptar”. Mesfushori shkodran mund të ishte një element fantastik për të rinjtë e Shqipërisë, që ta pasuronim edhe më shumë organikën tonë.
Veprat flasin në fushën e lojës se kemi të bëjmë me një lojtar që e meriton vëmendjen tonë. Megjithatë, në Greqi i dinë taktikat e vjetra për të përfituar në raste të tilla. “Sport Ekspres” zbulon nga burime të sigurta se fqinjët po tentojnë me ngulm që të bindin Andrea Ndojin që të veshë fanellën e helenëve.
Kjo lloj bindje po bëhet me fjalët e bukura dhe premtimet e grekëve, se lojtari ynë do të ketë edhe shiritin e tyre të kapitenit, vetëm që të ndërrmarë këtë vendim të guximshëm./sport-ekspres/