Patris Evra ka qenë një ndër lojtarët më të titulluar të europës, me mbrojtësin francez, i cili numëron trofe të shumtë të fituar me Mançester Junajtid dhe Juventusin.

Në një intervistë për “BBC”, Evra ka bërë një rrëfim tronditës lidhur me të shkuarën e tij dhe sesi futbolli dhe Italia e kanë shpëtuar.

“Kur isha 13 vjeç kërkoja lëmoshë pranë dyqaneve, më pas u detyrova të shija dorgë për të mbijetuar.

Mblidhja plehrat e të tjerëve në fast food dhe ushqehesha me to.

Më kanë abuzuar seksualisht, që nga ai moment jeta ime ndryshoi përgjithmonë, nuk i besoja më asnjë njeriu.

Kur isha 17 vjeç erdhëm në Itali së bashku me familjen.

Futbolli dhe Italia ma kanë shpëtuar jetën.”, u shpreh Evra.