Përmbytjet si pasojë e shiut të madh kanë përfshirë disa pjesë të fushës së stadiumit “La Bombonera”. Rënia e shiut ndodh me intervale, dhe duhen pritur edhe orët në vijim, për të vendosur nëse super klasikja mes Boka Zhuniorsit dhe River Plejtit do të luhet.

Do të shihet nëse para ndeshjes, e programuar të nisë në orën 21:00 me orën shqiptare, nëse fusha do të thahet në mënyrë që topi të ketë një qarkullim të rregullt. Ndërkohë, edhe rrugët jashtë stadiumit janë përmbyturm dhe do të jetë e vështirë edhe për tifozët që të shkojnë në stadium, për këtë akt të parë të finales së Kupës Libertadores.