Ndeshja e Kupës me Tiranës dhe Flamurtarit është ndërprerë për të rinisur ditën e nesërme për shkak të reshjeve të shiut, të cilat pushtuan stadiumin “Selman Stërmasi”. Sfida do të nisë nesër në orën 13:00.
Ndërprerja e saj u bë në minutën e 25-të, teksa arbitri kryesor i futi të dy ekipet brenda në dhomat e zhveshjeve.
Pas ndërprerjes së takimit mes Tiranës dhe Flamurtarit, prej shiut të madh, delegati i këtij takimi, Lusien Nurishmi, në një prononcim për “Supersport”, tregoi si u mor vendimi me zyrtarët dhe drejtuesit e dy ekipeve, dhe si do procedohet me ndeshjet e Tiranës dhe Flamurtarit në fundjavë, në Superiore.
Pse u ndërpre takimi?
“Shiu i madh ishte prezent që prej orës 16:00. Skuadrat dolën në nxehmje, dhe situata erdhi duke u përkeqësuar. Vendosëm të prisnim disa minuta, nëse intensiteti i shiut do binte. Morëm një vendim për ta filluar nesër ndeshjen, në orën 13:00, në minutën e 25-të, aty ku u ndërpre.