Një ditë pas shkarkimit të trajnerit Gentian Mezani, Laçi ka vijuar stërvitjen nën drejtimin e Stavri Nicës.

Prej pak javësh 68-vjeçari ka qenë pranë skuadrës si ndihmesë për Mezanin, ndërsa tashmë presidenti Pashk Laska i ka besuar drejtimin e ekipit.

Në ndeshjen e së dielës në orën 18:00 ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana”, kurbinasit do të udhëhiqen pikërisht nga trajneri legjendar i tyre, i cili iu dha trofeun e parë të rëndësishëm, pikërisht Kupën e Shqipërisë në vitin 2013.

Nuk dihet nëse Nica do të drejtojë skuadrën në të nëntë ndeshjet e mbetura, por gjasat janë që nëse në Durrës e nis me një rezultat pozitiv, ai të kanë shënuar Redi jetë deri në fund në krye të pankinës së Laçit.