Mbrojtësi i Vllaznisë, Renato Malota, ishte nje prej futbollistëve që u bënë pjesë e “spastrimit” të janarit te Partizani.

Por i pyetur në “Gol pas Goli” se çfarë komenti kishte për largimin e Sulejman Starovës nga stoli i të kuqve, mbrojtësi nuk ka treguar nëse ishte pikërisht ish-tekniku ai që kishte dekretuar largimi e tij, por duke shtuar se ende nuk dinte arsyet e vërteta.

“Sinqerisht, që nga momenti i parë që kam firmosur me Partizanin e deri në momentin e fundit, kam qenë korrekt në të gjitha aspektet, nuk e kuptova kurrë arsye se pse u largova.

Ajo gjë ka ardhur nga një person të cilit nuk dua t’ia them emrin. Ai ishte personi që më ka marrë te Partizani dhe kjo më ka mërzitur jashtë mase. Kaq kam për këtë pjesë”, deklaori Malota. /vipsport/