Gugash Magani nuk do të jetë më trajner i Lushnjës. Klubi i Kategorisë së Parë ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me teknikun 59-vjeçar, duke njoftuar se ky vendim ka ardhur për mosdakordësi të politikave të Lushnjës dhe trajnerit.

Megjithatë një tjetër arsye për largimin e Maganit, është dhe eliminimi nga Kupa. Kujtojmë që Lushnja u mposht nga Oriku, duke u surprizuar dhe “hequr dorë” nga një kompeticion për këtë sezon.

Njoftimi i klubit të Lushnjës:

KF.Lushnja 1930 deshiron te informoje te gjithe opinionin futbolldashes Lushnjar per nderprerjen e bashkepunimit mes klubit dhe trajnerit Gugash Magani! Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjeten ne vija te perbashketa kooperimi me trajnerin dhe per rrjedhoje te dy palet dakortesuan nderprerjen e kontrates!

KF.Lushnja 1930 i percjell falenderimet me te sinqerta trajnerit per gjithe kontributin e dhene dhe i uron suksese te metejshme ne karrieren e tij! Faleminderit Gugash Magani!