Pas shkarkimit të Besmir Shabanit nga posti i trajnerit, Oriku ka zgjedhur se kush do ta drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Arlin Rustemin, ish-trajnerin e Labërisë, i cili ka qenë dhe futbollist me Gramozin e Flamurtarin.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në llogarinë personale në “Facebook”, ku i uron trajnerit të ri mirëseardhjen.

Deklarata e plotë:

Arlind Rustemi është zyrtarisht trajneri i K.F Orikut. Presidenti z. Jazaj dhe trajneri z.Rustemi kanë arritur marrëveshjen që zyrtarizon z. Rustemi në drejtimin e skuadrës për sezonin futbollistik 2022-2023. I urojmë suksese trajnerit të ri në realizimin e objektivave të klubit.