Luka Jovic rrezikon të dënohet me “arrest shtëpie” nga autoritet serbe. Sulmuesi i Real Madrid një muaj më parë shkeli urdhrin e Qeverisë serbe pasi udhëtoi nga Madridi në Beograd për të festuar ditëlindjen e të fejuarës së tij.
Sipas mediave serbe, Jovic do të thirret për të dëshmuar në Prokurori për veprën penale që akuzohet dhe masa më e rëndë që mund të dënohet është “arresti shtëpiak”.
Në këtë mënyrë sulmuesi nuk do të ketë mundësi të bashkohet me madrilenët nëse dënohet nga autoritetet serbe pasi do të qendrojë për një periudhë kohe në shtëpi.
Ashtu si bashkëkombasi I tij, Prijovic që është dënuar me disa muaj qendrim në shtëpi I detyruar pasi shkeli karantinën dhe festoi me 19 persona të tjerë./newsport/