Erik Kantona, përveç se një lojtar i madh dhe me shumë klas në fushën e lojës, do të mbahet mend edhe për episodin e veçantë të ndodhur në vitin 1995. Gjatë një ndeshje me Kristal Palas, francezi nuk i mbajti nervat dhe goditi me shkelm njërin nga tifozët kundërshtarë pranë vijës së fushës.
Mirëpo, kur kanë kaluar plot 26 nga episodi, Kantona ka theksuar se nuk është penduar për atë veprim, madje thekson se do të duhej ta kishte goditur më fortë tifozin.
“Goditja ndaj tifozit? Duhej ta kisha goditur më fortë. Unë jam ofenduar shpeshherë, por për atë episod nuk jam penduar.
Në atë rast, do të doja ta kisha goditur më fortë. Më skualifikuan për nëntë muaj që të më bënin shembull”, u shpreh Kantona. /VipSport/