Nojshtadi ka barazuar në takimin e javës së 30-të në kampionatin austriak ndaj A.Lustenaut me rezultatin 2-2.

Në këtë ndeshje ka shënuar dopietë sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi. Ai arriti të rikthente dy herë në barazpeshë rezultatin, por pa mundur t’i dhurojë i vetëm fitoren Nojshtadit.

Tashmë ekipi i Salihit renditet në vendin e 4-të, me 4 pikë larg vendit që të siguron ngjitjen direkte drejt elitës së futbollit austriak.

Sulmuesi shkodran ka gjetur 19 gola dhe renditet në vendin e dytë në listën e golashënuesve, pasi i pari është futbollisti i Ried, Chabi që ka realizuar 20 gola. /vipsport/