Ish-trajneri dhe futbollisti i njohur Shkëlqim Muça kritikoi zgjedhjet taktike të trajnerit të Kukësit Armando Cungu në sfidë ndaj Laçit, e cila përfundoi në barazim 0-0. Ai theksoi se loja e verilindorëve nuk ka rrjedhshmëri dhe sulmuesi Vasil Shkurtaj u izolua totalisht në fushë dhe nuk pati mjaftueshëm raste për të shënuar.
“Unë kam qenë skeptik që në janar lojtari të ingranohet shpejt me ekipin eri. Nuk e kam parë si proces shumë tësuksesshëm Futja e dy lojtarë ve menjëherë në fushë prish harmoninë e lojës.
Nuk pati rrjedhmëri loja e Kukësit. Shkurtaj nuk u asistua. As nga krahët nuk mori topa. Ishte inekzstent jo për fajin e tij. kukësi luan shumë horizontalisht dhe verikalizon shumë pak.
Kritikoj dhe zgjedhjet taktike të trajnerit. Kukësi luante me 3 qendëmbrojtësa, kurse Laçi kishte në fushë vetëm një sulmues. Kur e kuptoi që ishte një mbrojtës tepër, Cungu hoqi Krasniqin dhe futi një sulmues, gjë që duhet ta kishte bërë më shpejt”, u shpreh Muça./newsport/