Meritan Shabani ka qenë një ndër protagonistët e takimit midis grupmoshave U19 të Bajernit të Mynihut dhe Ajaksit.
Ndeshja në kuadër të turneut “UEFA Youth League” ka përfunduar në barazim 2-2 dhe Shabani ka shënuar golin e dytë të Bajernit.
Mesfushori me tipare sulmuese është vetëm 19-vjeç dhe për të kanë shfaqur interes të madh përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë.
Një opsion tjetër për talentin e Bajernit është edhe kombëtarja e Gjermanisë, pasi ai disponon një pasaportë gjermane.
Ndërkohë, ka shumë gjasa që djaloshi i lindur në Mynih, të huazohet në muajin janar në një ekip të Bundesligës.2 gjatë ,merkatos së muajit janar./sport-ekspres/