Kosovare Asllani ishte një nga emrat më të spikatur me Suedinë në botërorin e femrave, që u zhvillua në Francë.

Shqiptarja e ndihmoi kombëtaren skandinave të renditen në vendin e tretë, duke qenë protagonistja kryesore, me 3 gola të shënuar dhe 2 asiste. 29-vjeçarja luan për Linkoping në kampionatin suedez, por nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë aty.

Sipas asaj që shkruan “Sportbladet”, për shërbimet e shqiptares interesohet CD Takon, ose thënë ndryshe Real Madridi i femrat.

suedia_3561

Për këtë ka folur edhe agjenti i lojtares i cili ka thënë: “Spanja është interesante, por nuk do të flas për as një klub në këtë kohë.”, u shpreh Brajat. Mesa duket Asllani mund të ndryshojë destinacion, për tu bashkuar me një ekip të madh siç është Real Madridi i femrave.