Mançester Siti vazhdon të investojë për të ardhmen dhe duket se tashmë sytë e kampionëve të Botës janë hedhur nga Argjentina.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin e River Plejt, Klaudio Eçeverri, i cili shkëlqeu në Botërorin e U-17.
Ai është cilësuar si “Mesi i ri” dhe për këtë arsye Pep Guardiola do të bëjë çmos që ta ketë në skuadër.
Për të janë interesuar dhe shumë klube të tjera, por duket se në “pole-position” qëndrojnë “qytetarët”.