Mario Mitaj i bindi të gjithë te Shqipëria me dy ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Kombëtares. Megjithëse 19-vjeç, mbrojtësi i krahut të majtë luajti si një veteran i vërtetë me shumë leksione për të dhënë. Aktualisht Mitaj është pjesë e Lokomotivës së Moskës.

Sipas “Sport Ekspres” për Mitajn ka sirena nga Seria A. Emri i ekipit që ka shfaqur dëshirën dhe po e ndjek me vëmendje këtë lojtar nuk bëhet ende i ditur, por zhvillime të reja mund të kemi në vazhdimësi.

Shanset per te bere kete transferim shtohen edhe me shume nisur nga fakti se Mitajn e ka ne menaxhim nje agjensi italiane, pjese e te ciles eshte edhe shkodrani Benardin Kulla.

Nga ana tjetër Mitaj ka treguar se i përballon nivelet e larta pasi ka debutuar që 17-vjeç në elitën e futbollit të Greqisë dhe ka luajtur për disa minuta në Europa League po në atë moshë të hershme.

Kujtojme qe mbrojtesi me origjine nga Vermoshi u transferua veren e kaluar nga AEK Athine tek Lokomotiva e Moskes per nje shume prej 3 milione eurosh./SHKODRA-SPORT.COM/