Nga Endri ÇINARI
Në javën e 5-të të kampionatit në Kosovë, skuadra e Ballkanit mposhti Prishtinën me rezultatin 1-0. Kampionët në fuqi të vendit arritën të triumfonin ndaj kryeqytetasve falë një goli të shënuar nga Karrica. Sukses që tashmë e dërgon ekipin portokalli në krye të renditjes me 10 pikë pas 5 raundeve.
Një nga futbollistët protagonistë të ndeshjes ishte edhe Geralb Smajli. Mbrojtësi shkodran u prezantu si titullar me ekipin e Ballkanit. Duke zhvilluar një ndeshje të një niveli goxha të lartë. E në këtë mënyrë ishte i pakalueshëm për kundërshtarët e tij. Po ashtu disa herë u shfaq i rrezikshëm edhe në sulm, duke ndihmuar shumë skuadrën e tij.
Në këtë mënyrë 22-vjeçari është shpallur në formacionin e javës së 5-të. Duke u vlerësuar ndër më të mirët e elitës së futbollit kosovar në këtë raund. Kjo është aventura e parë e mbrojtësit jashtë Shqipërisë. Ku në vendin tonë ka luajtur vetëm me Vllazninë, duka zhvilluar 4 sezone në Superiore me kuqeblutë në Superiore.
Por rrugët mes palëve u ndanë në merkaton e verës që lamë pas. Dhe në këtë mënyrë Smajli u largua nga skuadra ku u formua dhe konfirmua si lojtar. E tashmë pjesë e Ballkanit, po tregon vlerat e tij nga java në javë, duke e vijuar me mjaft sukses karrierën e tij./www.shkodrasport.com/