Nedim Bajrami është kthyer të jetë protagonist në Serinë A. Pas disa luhatjeve të fillim sezonit, mesfushori duket se ka gjetur ritmin dhe po i jep pikë të rëndësishme Empolit.

22 vjeçari ishte protagonist absolut në fitoren e Empolit ndaj Udinezes. Mesfushori realizoi golin e dytë të sfidës dhe dha asist për golin e tretë. Një paraqitje shumë e mirë e shqiptarit, i cili mori dhe lëvdata nga trajneri i tij, Aurelio Andreacoli.

Me paraqitjen e tij Bajrami bëri që Empoli të konsolidojë pozitat në vendin e 11 me 23 pikë të grumbulluara. Ndaj nuk është rastësi që portali i njohur SOFA SCORE i ka vendosur notën 8.8 mesfushorit shqiptar.

Nedim Bajrami po kalon një formë të mirë në Serinë A, ku deri më tani ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë po aq asiste në 14 ndeshje të luajtura.