Ndonese ne gjendjen e saj me te mire fizike si rrjedhoje e nje demtimi qe ka kaluar se fundi, sportistja me origjine nga Lezha Mikela Skandaj ka marre pjese diten e diele ne nje gare qe eshte zhvilluar ne Pisa te Italise.

Nje gare ku ajo ka shkelqyer, por edhe demtuar. Ajo po vuan nga nje demtim qe ka pesuar nga ngarkesa e marre ne pergatitjet per Kampionatin Europian dhe ndoshta nuk duhej te merrte pjese ne garen e zhvilluar ne Pisa.

Por edhe pse e demtuar, Mikela kembenguli te konkuronte per te ndihmuar skuadren e saj pasi ishte edhe kapitene e skuadres dhe nuk mund ta braktiste skuadren e saj. Ne garen e pare ajo e udhehoqi skuadren e saj si nje kapitene potente duke e çuar ne podium per te fituar vendin e pare si ekip dhe rrembyer medaljen e arte.

Mikela kishte ne program edhe dy gara induviduale ne kata e kumite. Ajo provoi te konkurronte ne garen induviduale kata, ku me shume stermundim arriti te futej ne zonen e medaljeve, por demtimi u rendua me shume dhe Mikela u detyrua te terhiqej nga gara.

Por ne baze te pikeve qe ajo fitoi, u rendit ne vendin e trete duke fituar medaljen e 50-te ne karrieren e saj. Edhe pse demtimi po e mundon Mikelen, ajo ka vazhduar stervitjen per te qene gati per garat e kampionatit Europian ku Mikela merr pjese si kampione e Italise ne sportin e karatese./SHKODRA-SPORT.COM/