Ish-trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça, mendon se bardheblutë nuk e kanë gjetur ende qetësinë që duhej pas ndryshimit në pankinë. I ftuar në “Rubrika Sportive”, ai ka deklaruar duhej menaxhuar më mirë situata pas afrimit të Memës.
“Natyrisht nuk më vjen mirë. Pas ndryshimit të trajnerit dhe ardhjes së Memës, situata nuk ishte e qetë. U krijua tension me marrëdhëniet trajner-lojtar.
Prisja të ishte situatë e qetë, duhej menaxhuar më mirë ndërrimi i trajnerit. Por pamë tension, nuk u interpretua mirë”, tha ai.
“Ndërkohë, i pyetur se si ishte ky kampionat që luhej me dyer të mbyllura apo me ekipe në transfertë, Muça nuk kurseu ironinë. “Ka qenë një kampionat i tillë edhe në vitin 1997, u luajt në fusha asnjanëse”, tha ai./vipsport/