Shkëlqim Muça mendon se Shqipëria ka pak shanse që të kalojë grupin dhe të kualifikohet në Euro 2020. Sipas tij, Islanda dhe Turqia kanë ekipe më të mira se ai i Shqipërisë dhe kualifikimi është shumë i vështirë.
“A kemi shanse të mëdha kualifikimi? Unë mendoj që jo, janë skuadra të forta, që janë në zhvillim. Domosdo, Islanda dhe Turqia kanë ekipe me përbërje cilësore. Edhe ne duhet të bëjmë tonën, të mundohemi të marrim maksimumin.
Por niveli jonë me nivelin e tyre në këtë moment është më i ulët. Mendoj se janë dy skuadra më të forta se ne dhe vështirë t’i kalosh”, tha Muça në studion e “Rubrika Sportive”.
Mendimet e specialisteve te ndryshem jane te ndryshme ne lidhje me fatet e kombetares kuqezi. Por mbi te gjitha e rendesishme eshte qe ekipi yne perfaqesues te kthehet ne te njejtat nivele si ato te eliminatoreve te meparshme te Europianit.
Nese ndodh keshtu, edhe mund t’ia dalim te perserisim suksesin historik, kualifikimin per here te dyte ne finalet e ketij kompeticioni te rendesishem europian.