Shkëlqim Muça u shpreh se Tirana sot tregoi një ndeshje shumë të dobët, duke thënë se nuk bënë gjërat që jemi mësuar t’i shohim te bardheblutë. Muça më tej shpjegon se kundërshtari nuk ishte i nivelit të bardhebluve, por edhe skuadra u paraqit jo mirë.
“Tirana u tregua e dobët në lojë, sidomos te ato ku karakterizohen, te agresiviteti. Sot duhej një ndeshje perfekte. Kundërshtari fizikisht ishte i papërmbajtshëm. Tirana duhet ta kuptojë që për të luajtur në këto nivele, dhe një nivel tejtër në ekip.
Nga përgatitja te lojtarët dhe gjërat e tjerë, sot pamë që nuk kishin stol. Ishte një kundërshtar jo në nivelin e Tiranës. Bardheblutë bënë atë që donin, me Zvezdën luajtën mirë, ku nuk meritonin të humbnin.
I ndihmoi fati në short, por më pas shorti i dha një skuadër të madhe. Në Zvicër shanset ishin të pakta. Më shqetëson më shumë loja. Kanë pasur shumë kohë për tu përgatitur. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Fakti që ke më shumë se një muaj pa luajtur ndeshej zyrtare, nuk të pengon të vraposh.
Mungesa e lojës zyrtare ndikon në lojë, por skuadra nuk ishte mirë fizikisht. Duhet t’i përshtateshin kundërshtarit, pasi e dinin kë kishin përballë. “, u shpreh Muça në studion e “Rtsh”.