Shkëlqim Muça, i pranishëm në studion e Rubrika Sportive në RTSH, ka analizuar gjithçka që ka ndodhur në javën e 11-të të Kategorisë Superiore.
“Unë jam gjithmonë i mendimit që trajnerit i duhet dhënë kohë, por rezultatet diktojnë. Skuadra e Kukësit ka nevojë për përmirësim, Gega mund ta bënte këtë, por kështu e ka parë të arsyeshme”.
Skuadër që ka fituar besim… ”Vllaznia ka fituar shumë besim. Kampionati shqiptar nuk ka diferenca të mëdhaja, këtë e ka kuptuar besoj dhe trajneri Brdaric.
Shikoj një skuadër të organizuar, gjatë gjithë lojës nuk e humb orientimin taktik. Vllaznia po tregon nga java në javë se është një skuadër pretendente”.