Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po e konsideron mundësinë e shitjes së Toni Kroosit, por për të dhënë edhe para shtesë vetëm për të arritur tek yll i Juventusit, Paulo Dybala. Këtë e ka bërë të ditur televizioni italian “Rai Sport”. “Bianconeri” raportohet se nuk po mendojnë t’i ndajnë rrugët me sulmuesin argjentinas dhe mund t’ia ofrojnë Dybalas rritjen e rrogës, në mënyrë që ai të mos e kërkojë largimin drejt Madridit.

Kampionët e Serie A megjithatë nuk janë të gatshëm ta mbajnë përfaqësuesin argjentinas me të gjitha forcat, pasi një ofertë e majme mund t’ua ndërrojë atyre mendjen, njëjtë siç ua kishte ndërruar vjet oferta e Manchester Unitedit për Paul Pogban.