Ne nje analize per kampionatin shqiptar, Blendi Shkembi eshte ndalur edhe tek ecuria e Vllaznise. Ai ka folur edhe per ardhjen e Bekim Balajt dhe presionin rreth trajnerit Josa. Sipas tij, ne Shkoder nuk duhet te mendojne se erdhi Balaj dhe çdo gje u zgjidh sepse atij i duhet kohe per t’u ambjentuar. Po ashtu, ka deklaruar se trajneri eshte mesuar me presion, por i duhet lene kohe ta çoje punen e tij deri ne fund.

“Problemi me i madh ne nje skuader eshte vazhdimesia, ne rastin konkret te Vllaznia, eshte vazhdimesia. Ajo nuk po e ka ate vazhdimesi qe e kerkojne te gjithe dhe qe duhet per te patur rezultate. Vllaznia sidomos ndaj skuadrave te kryeqytetit ndjehet qe eshte nje skuader shume e forte, kurse me te ashtuquajturat te vogla, sillet ndryshe.

E kemi thene duke marre shkas edhe nga ndeshja e fundit me Erzenin. E prisja shume me mire Vllaznine sepse vertete ka nje skuader te forte, me lojtare shume te mire, qe ne disa ndeshje na kane dhuruar ndeshje te bukura dhe madje disa prej tyre i ka bere edhe me mire se Tirana e Partizani, nga menyra si ka luajtur, sepse i ka edhe futbollistet.

Por qe ne fakt analizen me mire e bejne ata qe jane brenda, duke nisur qe nga trajneri. Kane bere nje afrim shume cilesor, por personalisht nuk prisja qe erdhi Balaj dhe tani Vllaznia shpetoi e Balaj çdo ndeshje do beje gol sepse futbolli nuk funksionon keshtu.

Aq me teper qe edhe Balaj rikthehet pas shume vitesh jashte, sa te ambjentohet me skuadren, me kampionatin shqiptar. Si futbollist edhe une kam bere gabim sepse kur jam kthyer nga jashte, kam menduar se ne Shqiperi eshte e thjeshte, te kthehesh e te luash futboll ashtu siç deshiron, por nuk eshte keshtu dhe kjo duket tek çdo lojtar qe kthehet.

A eshte ne presion trajneri Josa? Duke e njohur mire ate, mendoj se ai vete nuk ndjen presion. Me sakte eshte presion rezultati, egoje qe çdo trajner apo lojtar e deshiron dhe kerkon te fitoje. Pastaj se çfare ndodh nga klubi apo tifozet kundrejt trajnerit, une jam i mendimit se trajneri duhet te lihet deri ne fund te sezonit te punoje, i qete, te mbaroje rrugen qe ka nisur.

Ardhja e Balajt kuptohet qe per trajnerin, per klubin, krijon me shume besim por edhe presion njekohesisht sespe te gjithe mendojne se ne kemi bere çdo gje, por çdo skuader duhet te kete durim. Une mendoj se durimi eshte pika kyçe ne çdo skuader”- eshte shprehur Blendi Shkembi./SHKODRA-SPORT.COM/