Teuta është duke u përgatitur për transfertën që do të zhvillojë në Korçë, me Skënderbeun të shtunën në orën 14:00. Një sfidë mjaft delikate, ndërsa durrsakët janë duke vijuar rekordin pasi kanë shtatë javë që nuk ndalen, e madje duke marrë vetëm rezultate pozitive.

Teutës, në ndeshjen me Luftëtarin iu rikthyen 3 futbollistë, Latif Amadu, Esin Hakaj apo dhe Boubakar Traore që kanë pasur dëmtime. Latif e Traore kishin problem më të lehtë shëndetësor, ndërsa Hakaj u aktivizua në minutën e 90-të të takimit.

Dëmtimi i tij, natyrisht që i ka prishur jo pak punë në linjën e majtë Teutës dhe trajnerit të saj Blendi Shkëmbi i cili është detyruar që të eksperimentoj, e madje të aktivizojë edhe Edison Ndrecën.

Kurbinasi ja ka dalë, por në një transfertë si kjo me Skënderbeun, Shkëmbi do të kërkojë me patjetër shërbimet e Esin Hakajt, i cili ka më shumë eksperiencë në Superiore. Madje, pritet dita e premte për të parë formën e shkodranit, dhe nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, pritet që ai të jetë edhe titullarë në Korçë.