Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, është shprehur i kënaqur me barazimin e skuadrës së tij ndaj Elbasanit, ndonëse ekipi mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit.

“Mendoj që kam marrë mesazhet që prisja, të cilat i dija dhe arsyeja pse u ktheva ishte pikërisht kjo. Pavarësisht rezultatit të sotëm, mund të them që jam i kënaqur me skuadrën. Nuk diskutohet që duhet të jemi më të kujdesshëm por në atë që po japin futbollistë, në stërvitje apo ndeshje.

Unë e di si është futbolli, që goditesh nga një goditje standarte, mund të fitosh e humbësh. Por në përgjithësi mendoj se kemi qenë solid e cinik, ndoshta duhej të bënim diçka më shumë në pjesën e parë, patëm momente të mira e nuk dyfishuam rezultatin. Por të mos harrojmë që luajmë me kundërshtarë të mirë e me cilësi.

Nuk e dija si do luante kundërshtari, i kam dhënë besim Metës, djalë i ri, në një pozicion që ka luajtur disa herë. Jam i lumtur se me atë që pashë ka bërë një ndeshje goxha të mirë me kundërshtarë të fortë.

Nga mungesa e Ernest mendova se Ndreca do ishte zëvendësimi ideal, Zharmuni duhej të bënte diçka më shumë por kishte një problem të vogël fizik dhe deri diku e kuptoj.

Më vjen keq si pësuam, u morëm me kundërshtarin si godet në standarte, jemi marrë në stërvitje. Pikërisht aty e pësojmë, është edhe meritë e kundërshtarit, mënyra si godet, si fiton luftën në ajër. Nuk kemi çfarë bëjmë, do të ecim përpara.

Në ndeshjen e fundit me Egnatian kemi pësuar gol nga standartet në të njëjtën mënyrë, edhe sot> E thashë që kemi punuar, por jo gjithmonë ajo që punon e për të cilën je përqendruar në stërvitje del si do ti. Sa i përket tërheqjes, nuk e tërhoqa, por e ndjeva që po tërhiqej vetë, edhe nga psikologjia apo pikëpamja fizike. Nuk është shfajësim por ishim të cunguar në pankinë, kishim probleme për të futur të tjerë dhe disa nuk luajtën në 100% në aspektin fizik. Por nuk ishte ideja ime për të tërhequr skuadrën”, tha Shkëmbi për RTSH për ndeshjen.