Kategoria Superiore do të luajë ditën e nesërme dy sfidat e para për javën e 30-të të Superligës. Flamurtari-Partizani dhe Tirana-Vllaznia hapin siparin e kësaj jave.

I ftuar në emisionin “Pressing”, ish-trajneri I Teutës, Bledi Shkëmbi u shpreh se klasifikimi aktual është I drejt për ato që skuadrat kanë dhënë deri më tani në fushë.

“Klasifikimi është I drejt që meritojnë të gjitha skuadrat deri më tani me ato që kanë dhënë në fushën e lojës. Veçojmë Skënderbeun që është më mendje të Gjyqi dhe nëse e mbyll në vend të 3-të meritojnë më shumë komplimente.

Tirana ka pasur gjithmonë presion për mirë, por unë mendoj që në ndeshjen ndaj Teutës, nuk humbi Tirana, por fitoi Teuta. Ishte një fitore me meritë dhe durrsakët kanë bërë ndeshjen më të mirë të sezonit. Nuk pashë asnjë lojtar të dobët në atë takim.

Tirana nuk do ta ketë të thjesht pasi Vllaznia luan më mirë jashtë fushe edhe pse bardheblutë kanë më shumë cilësi”./newsport/