Ish-futbollisti dhe ish-trajneri Bledi Shkëmbi ka folur për gjendjen e Dinamo City-t, ndërsa ka zbuluar detaje nga koha kur ai vetë ishte në krye të atij ekipi.

Në SuperSport, Shkëmbi theksoi se problem te klubi i Dinamos janë njerëzit që ka afër presidenti i klubit, Ardian Bardhi.

Bledi Shkëmbi theksoi se në kohën kur ai ishte në krye të skuadrës së Dinamos, Bardhi ka qenë korrekt me çdo detaj dhe shtoi se nuk i ka ndërhyrë në asnjë moment në formacion.

“Njerëzit që ka afër Presidenti i Dinamos janë problemi i këtij klubi. Vetë Presidenti i Dinamos është shumë korrekt, skuadrës i ofron gjithçka që i duhet, të paktën në kohën time e ka bërë. Në kohën time nuk ka ndërhyrë në asnjë moment në formacion”-deklaroi Shkëmbi.