Tirana mundi 3-0 Partizanin dhe bardhebluve “iu kthye frymemarrja” per nje moment. Trajneri Blendi Shkembi u pa shume i lumtur pas ketij suksesi, por ne nje pronconcim per mediat ai eshte shprehur se nuk duhet te festojne shume sepse skuadra ndodhet ende ne pozita te veshtira dhe i duhet te mendojne menjehere per sfiden e rradhes.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë. Është fantastike, sepse kam fituar derbin. Situatën e kam ndier që në derbin e parë. Po derbin e ndien në përgjithësi dhe situatën në veçanti e kanë ndier lojtarët, unë, klubi. Do të doja që kjo fitore të ishte për klubin, për tifozët. E doja që kjo fitore të vinte më shpejt, që në sfidën që ne luajtëm në “Arenën e Demave”.
“Kemi qenë pranë për ta fituar atë ndeshje. Pas kësaj fitoreje, ndihem shumë i gëzuar për të gjithë. Ky gëzim të zgjasë pak. Këtë ua kam thënë edhe futbollistëve në fund të takimit se nuk ka përfunduar se fituam derbin. Shumë të rëndësishme ishin 3 pikët ndaj Partizanit, por asgjë s’ka mbaruar, sepse jemi në një situatë jo të mirë dhe duhet të vazhdojmë të bëjmë mirë atë që bëmë.
Unë mendoj që është normale që të shtohet presioni. Morëm tri pikë, jemi ngjitur më lart, por shohim takimin e radhës me një kundërshtar shumë të fortë si Skënderbeu dhe që luan mirë futboll. Ende kemi disa ditë që të përgatitemi në mënyrën e duhur.
E thashë edhe para ndeshjes: mua nuk më pëlqen të paragjykoj asnjë ndeshje dhe askënd. Mua nuk më pëlqen që skuadra jonë nuk ka bërë më të mirën. Unë merrem me ekipin tim. Nëse do të kishim fituar ndeshjet tona si ndaj Partizanit, të tjerët të bënin ç’të donin. S’ka pse të gjykojmë apo të paragjykojmë të tjerët”- eshte shprehur Shkembi.