Fakti që Vllaznia është e interesuar për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Kukësit Albi Alla është bërë tashmë i ditur. Nevojat që kuqeblutë kanë për qendërmbrojtës, po bëjnë që drejtuesit kuqeblu të insistojnë për këtë futbollist. Por duket se Kukësi nuk ka ndër mend ta lërë krejt kollaj dhe për këtë arsye, kanë kërkuar që në shkëmbim të lirimit të tij, të marrin mesfushorin Ardit Krymi nga Vllaznia. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga “shkodra.news” megjithatë nuk është akoma e qartë situata rreth kësaj lëvizje.
Drejtuesit e Vllaznisë vështirë se do të heqin dorë nga shërbimet e 21 vjeçarit i cili përveçse është një pikë shumë e fortë e kësaj skuadre, është edhe një nga lojtarët e preferuar të tifozërisë. Gjithsesi, jemi në merkato dhe gjithçka mund të ndodhë.
© shkodrasport.com