Për shumicën e njerëzve, Candry Crush është një burim i vazhdueshëm i “notifications” që dalin në Facebook. Por Arsenal mund ta përdorë për ta ndihmuar drejt suksesit sezonin e ri.
Topçinjtë ka emëruar Mikhail Zhilkin në stafin teknik, ku do të punojë si drejtor i të dhënave shkencore i stërvitjes së lojtarëve.
Ai do të shfrytëzojë ekspertizën e tij për të shmangur dëmtimet e lojtarëve të Arsenal dhe klubi londinez ka shpresë që të jetë një ndihmesë e madhe gjatë sezonit.
Ai nuk ka asnjë eksperiencë të mëparshme me futbollin, por kjo nuk e ka ndaluar të nisë këtë aventurë te një nga klubet më prestigjioze të Premier League.
Përgjegjësia e tij kryesore do të jetë gjendja fizike e lojtarëve. Ai nuk do të ndërhyjë në çështje taktike apo blerje të reja./telesport/