Një ndër skuadrat shqiptare më në formë për momentin, është Shkëndija e Tetovës. Përveç faktit se kuqezinjtë arritën të fitonin titullin kampion dhe Kupën e Maqedonisë, ata bindën edhe në ndeshjet miqësore që zhvilluan në Slloveni gjatë fazës përgatitore.
Duke ditur vështirësinë që sjell sezoni që vjen dhe mungesën e rëndësishme të Ferhan Hasanit, Shkëndija po mendon për merkaton e verës dhe emri i parë në listën e tyre, është Eduart Rroca nga Luftëtari.
Mesfushori i bluzinjve ishte ndër më të dalluarit në sezonin fundit, ku së bashku me Abazajn, Lamçen, Licaj apo edhe Bregun, arritën të hyjnë në histori duke u kualifikuar për herë të parë në Ligën e Europës, atu ku edhe fati iu rezervoi një kundërshtar të lehtë si Ventspilsi.
Megjithate ende nuk eshte e saktesuar nese kjo levizje do te behet apo jo. Ditet e ardhshme do te vendosin perfundimisht ne lidhje me kete çeshtje.