Mbrojtësi shkodran Aleksandër Trumçi ka spikatur te Shkëndija në sezonin e tij të parë në Tetovë. Mbrojtësi i huazuar te Bylisi për 6 muaj me të drejtë blerje do të mbushë arkën e ballshiotëve me 50 mijë euro.

Një lëvizje që konkretizohet pikërisht në janar, siç Shkëndija ka lajmëruar me prezantimin e Trumçit në verë. Mbrojtësi ka kontribuar në tre gola gjatë kampionatit duke shënuar një dhe asistuar dy të tjerë.

Kontrata e firmosur pritet të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Bylisi ka ruajtur 20% të kartonit të 24-vjeçarit. Që do të thotë se ballshiotët “kanë dalë të fituar” me mbrojtësin që morën nga KF Shkodra.

Trumçi sigurisht që ka mundësi për t’u ngjitur edhe më lart sepse është vetëm 23 vjeç dhe performanca e tij nga sezoni në sezon po vjen duke u rritur dhe këtë tashmë po e tregon edhe tek Shkëndija e Tetovës.