Geralb Smajli po kthehet ne nje çeshtje te Vllaznia. Drejtuesit e klubit kane nisur bisedimet me te per rinovimin e kontrates por se fundi ne skene ka dale Shkendija e Tetoves e cila kerkon ta marre ne rradhet e saj kete lojtar.
Madje sipas burimeve te ndryshme, tetovaret jane te gatshem te paguajne edhe nje shume per klubin shkodran qe ai ta lere ne lire te largohet mbrojtesin e krahut te djathte.
Shkëndija i ka bërë një ofertë të parefuzueshme Smajlit, me një rrogë disa herë më të lartë sesa ajo që merr te Vllaznia. Në të njëjtën kohë, duke parë situatën, por edhe performancën e mirë të mbrojtësit, drejtuesit e Vllaznisë i kanë ofruar rinovimin e kontratës.
Oferta e klubit tetovar është konkrete dhe ka tunduar jo pak Smajlin, i cili në këtë moment duhet të marrë një vendim për të ardhmen, pasi në tavolinë ka edhe një kërkesë për rinovim të kontratës me Vllazninë. Megjithatë, klubi shkodran mund të vlerësojë edhe ofertën që do të ketë nga Shkëndija për blerjen e kartonit.
Në rast se Smajli nuk pranon të rinovojë me kuqeblutë brenda këtij muaji, atëherë në maj largohet me parametra zero nga Vllaznia. Një situatë e komplikuar, por që mund të zgjidhet me vullnetin e përbashkët.