Klubi i Shkëndijës së Tetovës ka njoftuar ditën e sotme shkarkimin nga detyra e trajnerit, Ernest Gjokën. Fatale për teknikun kryeqytetas ka qenë eliminimi i djeshëm nga turi i dytë i Ligës së Konferencës nga skuadra letoneze e Rigës.

Shkëndija nuk arriti të korrte asnjë sukses në Kupat e Europës, ku në katër ndeshjet europiane i ka humbur të katërta midis kualifikuesve të Champions-it dhe Ligës së Konferencës.

Lajmin e shkarkimit të Ernest Gjokës e ka njoftuar vetë klubi i Shkëndijës me anë të kanaleve të saja zyrtare.

Gjoka mori drejtimin e skuadrës tetovarë në tetorin e vitit 2019 duke e përfunduar aventurën e tij pas gati dy vitesh.