Nga Endri ÇINARI

Ishte një afrim në minutat e fundit të merkatos në rradhët e Vllaznisë. Dhe kurioziteti rreth tij është shumë i madh. Fjala është për Etlin Matouti, sulmuesin nga Gaboni i cili para pak kohësh ka firmosur një kontratë afatgjatë me kuqeblutë. 21-vjeçari i “vuri kapakun” merkatos së shkodranëve, të cilët që në muajin qershor ishin në kërkim të një sulmuesi.

Dhe duke afruar në fund në rradhët e tyre futbollistin afrikan. “Shkëndijat” e para të mëngjërashit janë dhënë. Që nga ndeshja e tij debutuese në miqësoren me Otrant. Ku u vlerësua për ato minuta që pati mundësi të aktivizohej. Por gjithashtu edhe performanca e tij në ndeshjen e fundit në Superligë kundër Teutës tregoi gjëra pozitive.

Sulmuesi gjithashtu do shënonte edhe një gol, që më pas do anullohej nga VAR. Por ishte vetë Matouti i cili ishite ineciatori i atij goli. Ku pas një dueli me mbrojtjen durrsake, do ishte më pas Mala që do asistonte për futbollistin nga Gaboni. Megjithatë një top i prekur me dorë në nisjen e aksionit nga ana e afrikanit solli anullimin e golit.

Edhe në miqësoren e fundit të zhvilluar nga Vllaznia, ai gjeti golin kundër Tërbunit. Duke treguar kështu cilësitë e tij dhe se në javët e ardhshme mund të marrë akoma më shumë minuta. Ku Matouti nuk aktivizohet vetëm si qendër sulmues, por edhe si sulmues krahu. Fakt që e bën atë një lojtar polivalent përsa i përket repartit të avancuar./www.shkodrasport.com/