Vllaznia dhe Partizani do të ndeshen ditën e nesërme në orën 17:00 në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për Superioren. Sfida është parashikuar që të luhet nën ndriçimin e prozhektorëve, por ditën e sotme kjo gjë është rrezikuar pasi në brendësi të stadiumit ka patur një shkëndijë elektrike afër transformatorit.

Në dhomën ku bën stërvitje ekipi i boksit të Vllaznisë, ka patur disa shkëndija elektrike të cilat kanë qenë tepër afër me transformatorin. Problemi është kapur në kohë dhe me ndihmën e zjarrëfikësëve është bërë e mundur normalizimi i situatës.

Dëmet nga djegia janë të vogla dhe nuk kanë shkaktuar asnjë problem që mund të ndryshoj orarin e ndeshjes së nesërme midis Vllaznisë dhe Partizanit.

Ne kete menyre frika e shkaktimit te ndonje problemi ne sistemin elektrik ne kete impiant sportiv tashme ka marre fund dhe gjithçka eshte ok per mbarevajtjen e aktivitetit te tij.