Ka startuar me dy fitore dita e parë e turneut “Citta della pace” që po zhvillohet në Verona të Italisë ku merr pjesë edhe ekipi i 17 vjeçarëve Shkodra 2006 me trajner Ervin Dhambin dhe drejtues Elis Legatën. Ky ekip ka zhvilluar dy takime në këtë ditë të parë, duke dalë triumfues në të dy ato. Në të parin është ndeshur me ekipin gjerman SV ëendelskiercen ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e pastër 3 -0. Golat për ekipin shkodran në këtë takim janë shënuar nga Ersid Hebovija, Redi Lopçi me penallti dhe Randi Qallekaj. Me sukses është mbyllur edhe takimi i dytë që është zhvilluar sot pasdite ndaj ekipit italian Sacco- S .Giorgio te Roverettos. Sërish ka fituar Shkodra 2006, këtë herë me rezultatin 2-1. Me këto dy fitore, ky ekip është pretendenti kryesor për të zënë vendin e parë në grup dhe për të hyrë pastaj në fazën finale. Edhe para nisjes, drejtuesi i këtij ekipi Elis Legata pa deklaruar se nuk përjashtohej mundësia që të ktheheshin në Shkodër me një kupë. Ata janë në rrugë të mbarë deri tani por duhet pritur edhe dita e nesërme që është edhe e fundit e këtij turneu ku marrin pjesë ekipe nga 25 shtete të botës.

www.shkodrasport.com