Paraqitje dinjitoze mund të konsiderohet ajo e ekipit “Shkodra 2006” për grupmoshën U11 në turneun ndërkombëtar “Galliani ëorld Cup Budapest 2019” zhvilluar në Hungari, teksa në fund ka marrë edhe një kupë si ekipi perspektivës, ngaqë në rradhët e tij kisht lojtarë më të vegjël në moshë dhe shumë të talentuar, por edhe ekipi ka bërë paraqitje shumë të mirë.
Në ndeshjet në grup, ekipi shkodran ka fituar prej tyre dhe pikërisht 3-0 ndaj Olasz Focisuli, 5-0 ndaj Varosi Sportegy dhe 3-2 ndaj Pogon Krakoë, ndërsa ka humbur 1-2 ndaj Meszolu Focisuli. Me këto rezultate, djemtë e drejtuar nga trajnerët Kreshnik Krepi dhe Adrian Nikaj është renditur i dyti në grup, duke fituar të drejtën për të kaluar në turin final.
Në këtë të fundit, “Shkodra 2006” ka humbur 3-1 ndaj Pogon Krakoë, ndërsa në ndeshjen tjetër ka barazuar 1-1 me MTK Sandor Karoly. Këto dy rezultatet e fundit, ia hoqën mundësinë ekipin shkodran të shkonte në finale.
Megjithatë vlerësimet për këtë ekip nuk kanë munguar teksa përveç kupës si “ekipi i perspektivës”, pjestarë të tij kanë marrë trofe të tjerë. Kështu, futbollisti Gabriel Kulla i cili ishte huazuar për këtë aktivitet nga ekipi “Djelmnia shkodrane”, ka marrë kupën si lojtari më i mirë i aktivitetit.
Njëkohësisht, Gabriel Kulla ka marrë edhe kupën e golashënuesit më të mirë të turneut me 11 gola ndërkohë që golat e tjerë për këtë ekip janë shënuar nga Brendon Krepi (2) dhe Argent Nika (1).
© shkodrasport.com